12:28 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zhduket një grua në Prishtinë, kërkohet mobilizim

Remzie Mustafa 59 vjeçare ka humbur tash e dy ditë në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Njëri nga fëmijët e saj ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur atë.

Sipas informatave ajo ka dal nga shtëpia të mërkuren nga ora 17:00 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Luten të gjithë qytetarët që nësë kanë ndonjë informatë të lajmërohen në 044226678./Indeksonline/