16:24 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Humb peshë të madhe pasi mjekët gabuan në trajtimin e saj

Fotografitë tregojnë një grua që ka mbetur krejt “eshtra” pasi kishte marrë trajtimin e tmerrshëm në spital.

Joanne Kitching vuan nga një problem i stomakut që e pengon atë të thithë lëndët ushqyese nga ushqimi i saj apo nuk është në gjendje të mbajë asgjë brenda.

53 vjeçarja, nga Hessle, Yorkshire, e cila gjithashtu ka sklerozë të shumëfishtë, duhet të ushqehet me anë të një tubi.

Por ajo pretendon se ishte lënë e uritur për 11 ditë duke u trajtuar jo në mënyrë të duhur.

Ajo thotë se ka humbur 6.3 kilogram nga korniza e saj tashmë e brishtë pasi ajo ishte pajisur me një tub të gabuar në madhësi.

Tani në shtëpi , zonja Kitching, e cila peshon 42.6 kilogram është thënë se ajo duhet të të riparonte tubin për të parandaluar humbjen e një peshe të rrezikshme për jetën./Indeksonline/