Humbi 10 kile për një muaj, këngëtarja rrëzohet në skenë (video)
Ylli i K-POP-it, Hyuna, 33 vjeç, u rrëzua në skenë gjatë një performance në Makao të Kinës, vetëm disa ditë pasi zbuloi se kishte humbur 10 kilogramë për një muaj pas kritikave për peshën e saj.
Pamjet e incidentit kanë tronditur fansat në të gjithë botën, transmeton Indeksonline.
Hyuna po performonte këngën e saj hit Bubble Pop në festivalin muzikor Waterbomb 2025 kur papritmas humbi ndjenjat dhe u rrëzua në skenë.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë balerinët që nxitojnë për ta ndihmuar, përpara se të nxirren nga skena nga sigurimi.
Kur erdhi në vete, ajo shkroi në Instagram për 16.1 milionë ndjekësit e saj dhe për të kërkuar falje për gjithçka që ndodhi.
“Më vjen shumë, shumë keq… Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë që nga performanca ime e fundit, doja t’ju jepja një shfaqje të shkëlqyer, por nuk ndihem sikur kam qenë në gjendje të jem profesionale dhe sinqerisht, nuk mbaj mend asgjë”, shkroi ajo, duke njoftuar se do të “punojë në qëndrueshmëri dhe do të stërvitet vazhdimisht fort”./Indeksonline/

