Humbi 7 kg për të veshur fustanin e Marilyn Monroe, Kim Kardashian reagon ndaj kritikave

Kim Kardashian mori kritika që humbi 7 kilogramë në vetëm 3 javë, për të veshur fustanin ikonik të Marilyn Monroe në Met Gala.
Kim i është përgjigjur kritikave duke thënë se nuk kishte bërë asgjë të pashëndetshme.
Në një intervistë për New York Times, 41 vjeçarja tregoi se humbi peshën përmes dietës, kostumit për sauna ( përdoret për të humbur peshë më lehtë) dhe vrapimit dy herë në ditë.

“OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme. Edhe Renée Zellweger shtoi peshë për një rol. Për mua është e njëjta gjë. Nuk po thosha, “Hej të gjithë, pse nuk e humbisni peshën në një periudhë të shkurtër kohore?”, tha ajo.
Më tej, ajo shtoi se nuk do të merrte pjesë në Met Gala nëse nuk do të kishte arritur objektivin e saj.

“Unë thjesht nuk mund të kisha shkuar, gjë që nuk do të kishte rëndësi, ishte thjesht e rëndësishme për mua për të arritur këtë qëllim”, u shpreh Kim.