75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / OSH

Humbi familjen në luftë, 6 vjeçari i shkruan një letër Boris Johnson

Gjashtëvjeçari Elijah, i cili humbi familjen e tij mes luftimeve në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i ka shkruar një letër kryeministrit Boris Johnson, shkruan skynews.

Letra, e cila u shpërnda nga ambasadorja e Britanisë në Ukrainë, Melinda Simmons, vjen ndërsa forcat ruse vazhdojnë ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit të Luhanskut të Ukrainës, Serhiy Gaidai, tha se rreth 10,000 trupa ruse ndodheshin në rajonin lindor.

“Këto janë njësitë e përherhshme në rajonin e Luhanskut, që po përpiqen të sulmojnë në çdo drejtim që munden,” tha Gaidai.