22:31 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Humbi gjyqin me “The Sun”, Johnny Deep zëvendësohet nga Mads Mikkelsen në “Fantastic Beasts 3”

Wshtw zyrtare – Mads Mikkelsen është bashkuar me ekskluzivitetin e Harry Potter!

Aktori 55-vjeçar do të zëvendësojë Johnny Depp si Gellert Grindelwald në Fantastic Beasts 3, njoftoi Warner Bros. përmes IndieWire.

Johnny u largua nga roli i filmit pasi humbi çështjen e tij të shpifjes kundër The Sun në fillim të këtij muaji.

Mads është i njohur më së shumti për rolet e tij në shfaqjen televizive Hannibal dhe filmat Casino Royal dhe Rogue One: A Star Wars Story . Ai gjithashtu kohët e fundit përfundoi xhirimet në Chaos Walking përballë Tom Holland dhe Daisy Ridley.

Fantastic Beasts 3 – gjithashtu luan me Eddie Redmayne, Katherine Waterston, Dan Fogler, Ezra Miller dhe Jude Law ./Indeksonline/