75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / k.v

Humbi jetën në banjon e “HIB Petrol”-it, policia deklarohet për rastin

Mbrëmë është raportuar se një grua është gjetur pa shenja jete në banjon e “HIB Petrol”-it në Komoran të Drenasit.

Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 56-vjeçares, N.Sejdiu.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë dhe prokurori.

Rrethanat që çuan në vdekjen e viktimës janë ende të paqarta./IndeksOnline/