Humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, identifikohet viktima

Është identifikuar viktima e një dite më parë të regjistruar në bregdetin e sektorit “Rinia” në Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Shpëtim Alla nga Durrësi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në plazhin e sektorit “Rinia” në Durrës. Nuk dihet ende shkaku, nëse kemi të bëjmë me mbytje apo atak kardiak./A2CNN/