19:19 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Humbi këmbën në aksident, foshnja shqiptare del nga koma

 Fëmija 15 muajsh me origjinë nga Shqipëria, i përplasur në Marostica pak më shumë se dy javë nga një furgon, ku edhe humbi këmbën është zgjuar nga koma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ka qenë një ngjarje shumë prekëse për të gjithë në pavionin e Padovës.

Ngjarja:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Marostica, Itali kur është përfshirë edhe një familje shqiptare.

Aksidenti ka qenë kaq i rëndë saqë është plagosur rëndë vajza 15-muajshe e familjes e cila po lufton për jetën. 

Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda.

Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.

Mësohet se automjeti u përplas me një kamion i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.