75 Mall Live Search
14:17 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë futbollisti 27-vjeçar

Bota e sportit në Greqi është në zi. Ka ndërruar jetë një futbollist 27-vjeçar.

Një aksident i ndodhur në orët e para të së dielës në Amfilochia është kthyer në një tragjedi, ku humbi jetën shoferi 27-vjeçar, i cili po lëvizte me automjetin e tij.

Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të pazbardhura, kur makina e drejtuar nga 27-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në detin e Amvrakikos, në kilometrin e 1 të rrugës Amfilochia – Arta. Sipas mediave greke bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në liqen.

Nga kërkimet e bëra trupi i futbollistit është gjetur në makinë pas orës 12 të mesnatës. Emri i të ndjerit nuk bëhet ende me dije dhe në orët në vazhdim priten të zbulohen të tjera detaje./IndeksOnline/