14:01 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Humbi kontrollin mbi veturën, godet një shtyllë në Dardani

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, nga aksidenti, fatmirësisht përveç lëndimeve jo serioze nuk ka pësuar askush.

Për Indeksonline, ata treguan se aksidenti ka ndodhur kur shoferja ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur një shtyllë, afër Procredit Bank në këtë lagje.

Më poshtë mund të shihni edhe videon nga vendi i ngjarjes: