Humbi ndaj Interit, Mikel Arteta kërcënon Chelsea-n: Shkojmë për fitore!

Skuadra e Arsenalit pësoi humbje minimale 1:0 ndaj Interit në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve.
Mikel Arteta, trajneri spanjoll duket se ka qenë shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në “Guiseppe Meazza” me gjithë humbjen, shkruan Indeksonline
Ai thotë se po të luajë skuadra e tij në këtë mënyrë në ndeshjen e ardhshme do të korrë fitore pa pikë problemi.
“Mënyra se si luajtëm ndaj Interit, skuadra mund të udhëtojë në Chelsea dhe të fitojë”, u shpreh Mikel Arteta
“Topçinjtë” të dielën luajnë ndaj Chelseat në Premier League në stadiumin “Stamford Bridge”./Indeksonline/
🔴⚪️ Mikel Arteta: “The way we played tonight against Inter… the team can go to Chelsea and win”. pic.twitter.com/D5M3384d7z
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 6, 2024