75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 29 Mars 2026 / L A

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi në spital.

Kjo pasi që rumuni humbi ndjenjat gjatë stërvitjes së Kombëtares Rumune, para ndeshjes miqësore ndaj Sllovakisë.

Federata e Futbollit të Rumanisë thotë se ai tani është në gjendje stabile, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Rumania, do të luajë ndeshjen ndaj Sllovakisë të martën, në orën 20:45./IndeksOnline/