Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima, një mashkull, është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit.
Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij pas mbërritjes në spital.
Sipas dëshmitarëve, viktima ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë ndërsa ishte në vendin e tij të punës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me urdhër të prokurorit.

