09:35 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / C E

Humbi ndjenjat teska raportonte gjatë ndeshjes në Katar, ndërron jetë gazetari!

Gazetari amerikan Grant Wall ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes teksa raportonte për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Hollandës dhe Argjentinës.

Gazetari 48-vjeçar, që punonte për CBS Sports dhe Sports Illustrated, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në stadiumin Lusail në Katar.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por kishte humbur jetën. Mbetet ende e paqartë nëse ka vdekur në fushë apo gjatë transportimit për në spital.

Grant Wall, para se të ndërronte jetë deklaroi se në ndeshjen e Kupës së Botës midis SHBA-së dhe Uellsit, u ndalua për rreth gjysmë ore pasi kishte veshur një bluzë pro-LGBTQ. Ndërsa Eric Wall, shprehu dyshime në lidhje me vdekjen e të vëllait.

Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në Instagram.