Humbi pasurinë, tenton të vetëvritet në Germi (Foto)
Një 40-vjeçar pasi ka humbur gjithë pasurinë e tij, sonte ka tentuar t’i jap fund jetës në afërsi të restorantit “Villa Germia” në Prishtinë.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se personi që tentoi të vetëvritet është dërguar në klinikë për tretman mjekësor ndërsa njësitet përkatëse të policisë po hetojnë rastin.
“Rreth orës 17 e 30, policia ka pranuar një informacion se afër lokalit “Villa Germia” në Prishtinë është një person i cili ka tentuar të vetëvritet. Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka hasur në personin e moshës 40-vjeç (identiteti i njohur për Indeksonline). Njësiti ka kontaktuar me të i cili ka thënë se ka dashtë të vetëvritet duke u varur në litar pasi ka humbur gjithë pasurinë”, ka thënë për Indeksonline një zyrtar policor.
(Foto nga vendi i ngjarjes)
Sipas po të njëjtit burim, në njërën shtëpizë nga druri që gjendet afër lokalit në fjalë është gjetur edhe litari në të cilën i lartëcekuri ka provuar të vetëvrarët, por i njëjti nuk e ka mbajtur dhe është këput.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe zyrtarët policor të forenzikës të cilët janë duke u marrë ende me rastin./Indeksonline/