75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / AR

Humbi peshë, nuk njihet aktorja e famshme

Aktorja Barbie Ferreira, e njohur për rolin e saj në serialin hit Euphoria, tërhoqi vëmendjen në Drekën e Grave të Akademisë në Los Angeles, ku tregoi figurën e saj dukshëm të transformuar.

Aktorja 28-vjeçare dukej pothuajse e panjohshme në tapetin e kuq, dhe humbja e saj e ndjeshme në peshë tërhoqi menjëherë vëmendjen e turmës, transmeton Indeksonline.

Për këtë rast, ajo veshi një fustan rozë që i theksonte figurën e saj të re.

Ajo e plotësoi daljen me taka të zeza, një manikyr rozë dhe buzëkuq. Ajo i mbajti flokët valë natyrale, të cilat i dhanë veshjes një dozë elegance dhe lirie./Indeksonline/

Aktorja e famshme (28) është e panjohshme pasi ka humbur në mënyrë drastike peshë