21:19 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Humbi pjesërisht shikimin pasi bëri dush me lente

Një futbollist amator dhe gazetar pothuajse ka humbur shikimin pasi ka bërë dush me lente.

Nick Humpreys nga Shtropshire nuk ishte në dijeni të rrezikut që i sjellin lentet dhe lahej rregullisht pa i hequr derisa në janar të vitit 2018, ai vuri re një shenjë në sy, për të cilën i thanë se është infeksion.

Nga kjo rezultatet dolën pozitive për Keratitis Acanthamoeba, një infeksion nga një organizëm i vogël që gjendet në ujë dhe është në gjendje të hyjë në sy përmes një prerje të vogël, shpesh shkaktohet nga lentet e kontaktit.

Kështu në mars të vitit 2018 Nick një gazetar lokal dhe sportist, papritmas humbi shikimin e tij teksa ngiste makinën dhe që nga ajo kohë nuk gjeti shërim kurrë.

Deri më tani Nick ka marrë diagnoza të ndryshme që të mos humbas shikimin plotësisht ku edhe iu është nënshtruar dy operacioneve ku njëra prej të cilave ishte të pastronte infeksionin dhe tani po pret një transplant të kornesë që të rikthejë shikimin./Indeksonline/