75 Mall Live Search
23:27 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / A. A

Humbi rastin e artë, Muja kërkon falje

Drita u eliminua nga Feyenoordi pas disfatës 3-2 në rrethin e 2-të të Conference League.

Arbnor Muja pati një mundësi të shkëlqyer te rezultati 2-2 të shënonte për Dritën, por dështoi.

Mesfushori mitrovicas ka kërkuar falje pas ndeshjes.  

“Të dashur Intelektualë dhe ju sportdashës, faleminderit për përkrahjen e juaj në qdo moment, iu jam falenderues gjithë jetën, desha të ju kerkoj falje per rastin e humbur, por ne eleminohemi me kokën lartë, ju premtoj një gjë, ky është vetëm fillimi” ka shkruar Muja.

/Indeksonline/