Humbi shaminë gjatë performancës, Elvana ka një kërkesë për adhuruesit
Pallatin e Kongreseve në Tiranë u mbajt dy netët gjysmëfinale të ‘Festivalit të Këngës’.
Në natën e parë, të enjten në mesin e 10 artistëve që performuan ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Elvana po merr pjesë me këngën “Me tana” ndërsa dhuroj në performancë fantastike e shoqëruar me valltar.

Gjatë performancës ajo iu bashku valltarëve në koreografi , në një pjesë ajo duhet të vallëzonte me shami, por për shkak të lëvizjeve të shumta, Elvana e humbi atë gjatë interpretimit.
Gjithsesi performance e saj u pëlqye dhe u komentua
shumë, teksa ajo ka përmendur këtë detaj pas përfundimit të
mbrëmjes përmes një postimi në InstaStory.
“Unë e humba shaminë mbrëmë, por ju mos u ndalni, më dërgoni video me shaminë”, ka shkruar Elvana.
Ndërsa, kujtojmë që finalja e “Fest’ 58” mbahet të dielën./Indeksonline/
