Humbi vetëdijen në vendin e punës, viktima ndërron jetë në QKUK

Një person ka humbur vetëdijen teksa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:38, në Graçanicë, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është dërguar në QKUK, ku edhe ndërroi jetë më vonë.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion”, bën të ditur policia./IndeksOnline/