Humbi zgjedhjet në Vushtrri, lajmërohet Xhafer Tahiri

Kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri ka dal i treti me vota, në garën për të parin e Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Tahiri ka marrë 19,72 përqind të votave duke u rënditur i treti pas PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Tahiri ka thënë se edhe pse kësaj radhe nuk fitoi, është krenar për fushatën dinjitoze, për përkushtimin e sinqertë dhe për programin e vetëm politik që në qendër kishte gruan dhe mirëqenien e familjes vushtrriase.
Ndërsa ka thënë se dashuria e tij për qytetin e zemrës është e përjetshme dhe se ajo as nuk rritet e as nuk zvogëlohet nga rezultati i një gare.
“Faleminderit secilit prej jush që votuat për mua, për programin tonë dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Edhe pse këtë herë nuk fituam, jam thellësisht krenar për secilin nga ju – për fushatën dinjitoze, për përkushtimin e sinqertë dhe për programin e vetëm politik që në qendër kishte gruan dhe mirëqenien e familjes vushtrriase. Dashuria ime për qytetin e zemrës as nuk rritet e as nuk zvogëlohet nga rezultati i një gare – ajo është e përjetshme”, ka thënë Tahiri.
Ndërtsa ka thënë se LDK në Vushtrri sot është parti stabile, me njerëz të vërtetë, me aktivistë që dhanë çdo energji për këtë betejë.
“Herët ose vonë, fitorja është e jona”, ka thënë Tahiri.