21:07 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Humbi zgjedhjet përballë Erdoganit, reagon Kılıçdaroglu: Marshimi ynë vazhdon

Kılıçdaroğlu, kreu i opozitës në Turqi, ka reaguar pasi humbi zgjedhjet presidenciale të së dielës në Turqi përballë Erdoganit, të paktën sipas rezultateve të mediave turke, të cilat ende nuk janë zyrtarizuar.

Në një deklaratë nga selia e partisë së tij CHP, Kılıçdaroğlu, falënderoi ata që e besuan dhe e votuan në këto zgjedhjeve, ndërsa u shpreh se “marshimi do të vazhdojë”. Ai pati edhe akuza ndaj rivalit të tij.

“Nga tani e në vazhdim, dua të shoh 25 milionë turq që më votuan mua të mos jenë të zhgënjyer. Marshimi ynë vazhdon, ne jemi këto. Ne jemi një familje.

Shteti u vu në shërbim të një njeriu. Dëshiroj të falënderoj për votuesit tanë që shprehën bindjet e tyre në një klimë frike”, tha Kılıçdaroğlu.