19:23 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Humbisni kile për dy javë, receta bimore që funksionojnë

Ata që janë mbipeshë janë edhe në kërkim të recetave për të humbur kilogramët e tepërt.

Ka disa receta me produkte bimore të cilat rezultojnë efektive për një gjë të tillë, madje për dy javë.

Limon me mjaltë

Tresni lëngun e një gjysme limoni dhe dy lugë mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Këtë lëng mund ta pini 3-4 herë në ditë.

Vitamina C tek limoni ndihmon në oksidimin e yndyrës ndërsa mjalti ul nivelin e lipideve.

Piperi i zi

Ekspertët rekomandojnë konsumin ditor të një luge çaji me piper të zi në sallata, apo ushqime të ndryshme.

Sipas informacioneve, piperi i zi përmban piperinë, një substancë që ndihmon në tretjen e yndyrnave.

Lëngu i majdanozit me limon e mjaltë

Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë.

Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për 5 ditë dhe më pas sërish pas një pushimi 10 ditor.

Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës. Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.