17:47 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Humbja e bastit po i kushton shumë Noizy-t (Foto)

Ditë më parë reperi i suksesshëm shqiptar i njohur si Noizy paralamëroi fansat e tij që tashmë ka gati projektin e tij më të ri muzikor. Por që ky projekt është në duart e mikut të tij, aktorit shqiptar Blerim Destanit, shkruan Indeksonline.

Në fillim kjo u duk si shaka nga ana e tij, mirëpo edhe sot Noizy prapë ka treguar që lansimi i këtij projekti mvaret nga Blerimi. Kjo sipas tij ka ardhur si pasojë e një basti që reperi ka humbur./Indeksonline/