20:27 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Humbja e hidhur me Liverpoolin e mbush kupën, Evertoni shkarkon Marco Silvan

Marco Silva është shkarkuar zyrtarisht nga posti i trajnerit te Evertoni.

Humbja 5-2 nga Liverpooli si dhe ecuria e dobët e “tofees” në Premier Ligë, ka bërë që bordi i skuadrës të marrë këtë vendim, shkruan Indeksonline.

Me 3 disfata në 3 ndeshjet e fundit, Evertoni është në vendin e 18-të në tabelë.

David Moyes është një prej pretendentëve kryesor për tu rikthyer në krye të klubit.

/Indeksonline/