17:15 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Humbja e peshës ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit

Gratë që arrijnë të humbin peshë në mënyrë të konsiderueshme ulin shanset për zhvillimin e kancerit të gjirit, ka gjetur një studim.

Hulumtuesit thonë se edhe humbja “modeste” e peshës ka një efekt të konsiderueshëm për uljen e rrezikut të kancerit.

Nëse ata arrijnë të humbasin pak peshë, shanset e tyre për të zhvilluar kancerin e gjirit zbresin në një të tretën, transmeton Indeksonline.

Studimi i 61.335 grave mbi 50 vjeç është një nga më të mëdhatë deri tani për të shqyrtuar se si humbja e peshës zvogëlon rrezikun e kancerit.

Ka kohë që shkencëtarët kanë njoftuar se mbipesha ose obeziteti është i lidhur ngushtë me kancere të caktuara, sidomos kanceri e gjirit./Indeksonline/