Humbja e thellë ndaj Prishtinës, Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i trajnerit

Trajneri Arsim Abazi dhe stafi i tij është larguar nga Ferizaj.
Ferizaj pësoi humbje të thellë në shtëpi 0:5 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligë, shkruan Indeksonline
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ferizaj ka njoftuar publikun se Arsim Abazi dhe stafi i tij nuk janë më pjesë e skuadrës.
Abazi ka dhënë dorëheqje nga stoli i klubit.
“FC Ferizaj përmes këtij njoftimi dëshiron të informoj publikun se sot pas ndeshjes kundër Prishtinës, kryetrajneri Abazi dhe stafi i trajnerëve kanë ofruar dorëheqjet e tyre”, shkruhet në njofitmin e klubit
/Indeksonline/