09:05 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / L K

Humbja e thellë nga Interi, Mazzari nuk shfaqet fare në konferencë, drejtori jep arsyen

Napoli u mposht në shtëpi nga Inter me shifrat 0-3. Por, pavarësisht rezultatit, napoletanët kanë pretendime në lidhje me gjykimin e arbitrit Massa.

Të kaltrit kishin pretendime për një faull në momentin kur Inter shënoi golin e parë ndërsa nga ana tjetër, pretendojnë gjithashtu edhe një penallti të paakorduar ndaj Osimhen.

Në konferencën pas ndeshjes nuk u shfaq Ëalter Mazzari, por drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluso i cili shpjegoi edhe mungesën e trajnerit ndërsa theksoi se arbitri dhe VAR penalizuan Kampionët në fuqi të Italisë.

“Mazzari preferoi të mos shfaqej edhe sepse duam të evitojmë ndonjë penalizim. Jemi të zhgënjyer pasi është një rezultat që nuk e meritojmë, arbitri Massa dhe VAR patën një mbrëmje shumë të keqe” tha ai.