75 Mall Live Search
15:33 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Humbja e thellë nga Llapi, flet Ilir Daja

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja, ka folur për ArtSport  pas humbjes së Ballkanit sot nga Llapi me rezultat 4-1.

Ai ka thënë se kjo nuk është fytyra e Ballkanit, ku të gjithë i dim kapacitete e kësaj skuadre pas përfaqësimit që na bënë në Konfrencë Ligë.

‘’Natyrisht ju të gjithë e dini se kjo nuk është fytyra e vërtetë e Ballkanit, sepse Ballkani ka bërë goxha mire edhe në Ligën e Kosovës edhe në prezantimin që tashmë e dijëm të gjithë’’, tha ai.

Po ashtu tha se Ballkani duhet të kthehet tek loja e tyre e fortë që ka bërë pasi që të dielën kanë prapë një lojë të vështirë dhe se ju duhet kthimi tek fitoret.

‘’ Besoj që duhet të kthehemi sa më shpejtë tek ajo loja jonë që dominojmë kundërshtaret dhe mendoj se pavarsisht se është ndeshje prapë e vështirë të dielën edhe janë shumë të ngjeshura ndeshjet, mendoj do të kthehemi sa më shpejt në marrjen e fitores, në atë ritëm që kemi gjatë gjithë kohës’’, tha Daja. /IndeksOnline/