Humbja me Cityn e bën Kloppin nervoz, shfryhet tek gazetari: “A bëhet kjo pyetje në këtë moment”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk e ka pritur aspak mirë humbjen kundër Manchester Cityt.
Pas ndeshjes, trajneri gjerman foli për mediumin “Israel TV”. Klopp nuk ishte aspak i kënaqur me pyetjen që i bëri gazetari dhe iu përgjigj në mënyrë të ashpër atij, transmeton Indeksonline.
“A shihni ndonjë mundësi ku ju mund t’i zini me pikë Manchester Cityn apo Liverpooli do të luftoj për top 4she”, u shprehë gazetari.
“Unë mendoj se ju duhet të përgatiteni pak më mirë për punën tuaj të je mi sinqertë. Si mund të më pyetesh për këtë, ata janë 13 pikë përpara në perceptimin tim dhe kjo pyetje për t’u bërë kampion.. A mendoni se kjo është pyetja e duhur në këtë moment? Ti kishe vetëm dy pyetje për të bërë dhe ju sapo e harxhuat njërën”, i tha Klopp. /Indeksonline/
? Jurgen Klopp: “I really think you should prepare for your job a little bit better. Do you really think this is an appropriate question in the moment? You have only two questions and you waste one for that.” #awlfc [sport pod]pic.twitter.com/QVDMH25pAN
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) February 8, 2021