75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Humbja ndaj Bilbaos, Ramos debaton ashpër me tifozët e Sevillas gjatë intervistës (VIDEO)

Sevilla sonte ka pësuar një tjetër humbje.

Klubi andaluzian u mposht në shtëpi nga Athletico Bilbao, me rezultat 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, shkruan IndeksOnline.

I zëmëruar me këtë humbje, mbrojtësi Sergio Ramos debatoi ashpër me disa tifozë të Sevillas, derisa po jepte një intervistë pas ndeshjes.

“Çfarë po shikoni budalla, mbylle gojën! Respektoni njerëzit që flasin këtu. Jini të respektueshëm!”, i’u drejtua atyre Ramos./IndeksOnline/