Humbja ndaj Senegalit e rëndë, Regragui kërkon dorëheqjen nga stoli i Marokos
Sipas raportimeve të fundit, Walid Regragui nuk pritet të jetë në krye të kombëtares së Marokut në Kupën e Botës, pasi ai pritet të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit në ditët në vijim.
Tekniku 50-vjeçar ka hyrë tashmë në histori si trajneri i parë afrikan që arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës, një sukses i jashtëzakonshëm që e vendosi Marokun në hartën e futbollit botëror. Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja marokene ka regjistruar statistika mbresëlënëse, me një përqindje fitoreje prej 73%, shkruan Indeksonline
Në total, Regragui ka drejtuar Marokun në 66 ndeshje, duke regjistruar 48 fitore, 9 barazime dhe vetëm 9 humbje.
Megjithatë, pavarësisht këtyre arritjeve historike, raportet sugjerojnë se rrugët mes Regraguit dhe Federatës së Futbollit të Marokut pritet të ndahen, kjo pas humbjes në finalen e Kupës së Afrikës ditë më parë nga Senegali./Indeksonline/
According to reports, Walid Regragui will not be in charge of the Moroccan national team at the FIFA World Cup, as he is expected to resign from his role as head coach in the coming days.
— Leagues Reporter (@LeaguesReporter) January 23, 2026
The 50-year-old is the first African coach to reach the semi-finals of the FIFA World Cup.… pic.twitter.com/68YLEI2mWY

