10:03 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Humbja ndaj Shqipërisë trondit stolin e Polonisë, ja shuma e majme që Federata duhet të paguajë për trajnerin

Polonia u mund në Tiranë me rezultatin 2-0, teksa kjo humbje sjell probleme të mëdha në kampin polak. Përveç faktit që e shohin veten me një këmbë jashtë Europianit, ata duhet të fillojnë të mendojnë edhe për trajner të ri.

Fernando Santos nuk është më një prioritet dhe të gjithë prisnin që të jepte dorëheqjen pas ndeshjes, por reagimi i tij ishte i qartë: As sot, as nesër. Kjo bëri që në Poloni të mendojnë për shkarkimin e trajnerit, por ky shkarkim do të sillte një humbje të madhe në arkat e Federatës.

Fedrata duhet të paguajë kontratën e trajnerit dhe shumë që duhet paguar në rast shkarkimi, arrin në plot 325 mijë euro, duke qenë se duhet paguar muaji tetor dhe nëntor, atëherë kur edhe përfundon kontrata e tij. Trajneri paguhet rreth 160 mijë euro në muaj.