75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / C E

Humbja në derbi “djeg”, Zaniolo bën veprimin e pahijshëm ndaj tifozëve të Lazios

Derbi i Romës është gjithmonë një ndeshje shumë e veçantë dhe shumë e luftuar. Tifozeritë e ekipeve e presin më padurim dhe janë një pikë e fortë për të dyja skuadrat.

Derbi i ditës së djeshme përfundoi me fitoren e Lazios së Maurizio Sarrit me rezultatin e ngushtë 3-2.

Gjatë pjesës së dytë ylli i Romës, Nicolo Zaniolo humb gjakftohtësinë në momentin e zëvendësit duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tifozëve të Lazios teksa po shkonte drejt tunelit.

Reagimi nuk ka mbetur po u kapur dhe është bërë viral në rrjetet sociale.