75 Mall Live Search
23:59 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / Gj. Sh

Humbja në San Siro, ylli i Napolit kërcënon Milani

Milani e ka mposhtur Napolin me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Ismael Bennacer, shkruan IndeksOnline.

Por pas humbjes ylli i napolitaneve, Di Lorenzo, ka “kërcënuar” Rosonerët se do ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit.

“Sigurisht që të luajmë këtu pa një sulmues (Osimhen) nuk është e lehtë, por edhe me Elmasin kemi krijuar shumë raste. Ne jemi një skuadër cilësore, për të kaluar duhet të fitosh në shtëpi, le të shpresojmë që të ketë një atmosferë të mirë atje, si gjithmonë këtë vit”, ka thënë Di Lorenzo./IndeksOnline/