20:05 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Liverpooli shkakton mosmarrëveshje në kampin parisien

12 muaj pasi u largua nga Borussia Dortmundi, Thomas Tuchel është duke pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e Paris Saint-Germain, veçmas me drejtorin sportiv, Antero Henrique.

Trajneri gjerman e ka pësuar humbjen e parë si trajner i PSG-s të martën në Champions League nga Liverpooli, 2-3 në ”Anfield”.

Gjatë ndeshjes, u pa që Marquinhos, i cili është qendër-mbrojtës, luajti në qendër të mesfushës.

Për një skuadër që ka shpenzuar qindra miliano në vitet e fundit, humbja nga Liverpooli është e rëndë, transmeton IndeksOnline.

Në afatin kalimtar veror, PSG ngeci në transferimin e një mesfushori. Pas pensionimit të Thiago Mottas, Tuchel nuk arriti ta transferojë asnjë lojtar në vend të tij.

Dhe pas humbjes këtë mesjavë, drejtuesit parisien janë në mosmarrëveshje me trajnerin gjerman./IndeksOnline/