14:19 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Liverpooli, Lee Grant zbulon bisedën e Mourinhos me lojtarët

Sezoni, 2018/19 nuk ka filluar ende, por situata në Manchester United për Jose Mourinhon është mjaft problematike.

Trajneri portugez ndihet i frustruar, dhe ai pritet ta fillojë sezonin e tretë si trajner i Man Unitedit, teksa duket i pakënaqur.

Ai është i frustruar për shkak se klubi nuk ka arritur t’i transferojë objektivat e kësaj vere, shkruan IndeksOnline.

Kështu siç gjërat qëndrojnë, Mourinho është trajneri favorit që do të shkarkohet në sezonin e ardhshëm në Premier League.

Mourinho kishte pak arsye për të qeshur në turneun para-sezonal. Barazime zhgënjyese ndaj Club Americas dhe San Jose Earthquakes ishin ndjekur me një fitore ndaj Milanit në ekzekutimin e penalltive.

Megjithatë, humbja, 1-4 nga Liverpooli në Michigan e ka frustruar edhe më shumë ish-trajnerin e Chelseat.

Le Grant, portieri 25-vjeçar që iu bashkua Man Unitedit nga Stoke City këtë muaj, ka zbuluar se çfarë Mourinho iu tha lojtarëve pas ndeshjes me Liverpoolin.

”Nuk duket se ka ndonjë trazirë në skuadër. Trajneri duket i lumtur. Dhe disponimi i tij në skuadër është i mirë”.


”Jemi mposhtur keq nga Liverpooli. Ai na tregoi që të mos mërzitemi. Ai e kupton situatën që ne jemi dhe ne kemi ende mungesa”, tha Grant për BBC Radio Manchester./IndeksOnline/