75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Humbja nga Shakhtar ngre dyshime për të ardhmen e Xavit te Barcelona

Barcelona po kalon në një formë jo të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit.

Skuadra katalanase mbrëm ka pësaur humbje nga Shakhtar Donetsk në Cahmpions League, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Kjo ka ngritur spekulime në Spanjë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit, Xavi Hernandez.

Por sipas ESPN, burimet brenda klubit të Barcelonës kanë bërë të ditur se ekziston besim i plotë në punën e Xavit.

Burimet thanë se pyetjet për të ardhmen e tij ishin “të pavend” duke pasur parasysh historikun e tij dhe argumentuan se projekti i tij afatgjatë nuk duhet të vihet në dyshim për shkak të formës së dobët./IndeksOnline/