Humbje e madhe për Tottenhamin, lëndohet Romero dhe humb sezonin
Tottenhami ka pësuar një goditje të madhe sa i përket garës për mbijetesë.
Kapiteni i tyre, Cristian Romero u lëndua dje në ndeshjen ndaj Sunderlandit të Granit Xhakës, duke i shkaktuar kokëdhimbje skuadrës së tij.
Ai do të mungojë 6 deri në 8 javë, por nuk do të thotë se do të jetë jashtë për Botëror pasi që pritet të jetë gati për në verë.
Romero, kaloi një sezon të dobët me Tottenhamin dhe rrezikon rënien në “Championship”, për herë të parë pas 76 vitesh./IndeksOnline/

