Humbje të mëdha financiare pëson edhe kompania gjigante Adidas

Kompania gjigante Adidas, ka treguar që humbjet financiare të kësaj kompanie janë të mëdha shkaku i koronavirusit.
Adidas tha se 60% e bizneseve të saj aktualisht janë të mbyllura, me më shumë se 70% të dyqaneve të saj të mbyllura në të gjithë botën dhe të gjitha ngjarjet e mëdha sportive, përfshirë Lojërat Olimpike të Tokios dhe Euro të Futbollit, u shtynë ose anuluan, transmeton IndeksOnline.
Shitjet e tregtisë online, të cilat vitin e kaluar përfaqësuan 13% të totalit, po rriten shpejt, veçanërisht në Kinë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar humbjen e shitjeve brenda dyqaneve.
“Ne nuk do të shohim një kthim të menjëhershëm në atë që kishim më parë,”thanë në kjo kompani./IndeksOnline/.