19:40 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Humbjet e xhiros për aeroportet franceze arrijnë në miliarda euro gjatë 2020-tës

Kompanitë e aeroporteve në Francë u gjendën përballë një “katastrofe” gjatë vitit 2020.

Vetëm 70 milion  udhëtarë u regjistruan në vitin 2020 më një rënie prej 67,3% krahasuar me një vitin 2019 ku ishin 214 milion vizitorë, bëri me dije shoqata e Aeroporteve Franceze.

Ndonëse kanë qenë në gjendje për të mbuluar kostot e sigurisë së mbrojtjes gjatë masave shtrënguese si pasojë e Covid, kriza i çoi drejt një humbjeje me 10% të fuqisë punëtore.

Presidentin i UAF, Thomas Xuen theksoi se humbjet e xhiros kanë arritur në miliarda euro.

Shoqata e Aeroporteve Franceze beson të fillojë rikuperimin e verë, duke shpresuar  edhe në heqjen e masave të karantinës.