07:57 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Humbni peshë me mjaltë, limon e kanellë

Nëse doni të humbni peshë, por nuk keni pasur sukses, ky ilaç është për ju – përzierja e limonit, mjaltit dhe kanellës.

Si funksionon? Mjalti, limoni dhe uji i ngrohtë njihen se ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, pastrojnë trupin tuaj nga helmet dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Përveç kësaj, përzierja me limon, mjaltë dhe ujë ndihmon në shpërbërjen më të mirë të yndyrës.

Kanella, nga ana tjetër, përmirëson tretjen dhe ndihmon në rregullimin e prodhimit të insulinës dhe ndarjen e karbohidrateve.

Gjithashtu përmirëson asimilimin e ushqyesve nga ushqimi që hani që ndihmon të ndiheni të ngopur dhe zvogëlon dëshiron për ngrënie të tepruar duke iu ndihmuar të humbni peshë.

Përbërësit:

1 lugë çaji kanellë pluhur

Gjysmë limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 gotë ujë të vakët

Si ta përdorni?

Merreni pluhurin e kanellës dhe vendoseni në gotë. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin e përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtoni ujin e vakët dhe përzieni mirë.

Kjo pije preferohet të konsumohet në mëngjes në lukth të zbrazët.