Hummels së shpejti bëhet me skuadër të re, në bisedime me dy skuadra të njohura evropiane

Mats Hummels vazhdon të jetë lojtar i lirë në treg. Mbrojtësi gjerman është në bisedime me dy skuadra dhe së shpejti pritet të marrë vendimin final.
Roma dhe Galatasaray janë dy skuadrat që po negociojnë me Hummelsin.
Roma ka ofruar 2 milionë plus bonuse deri në qershor. Galatasaray dëshironte blerjen e mbrojtësit Hermoso, por atë e mori pikërisht Roma dy ditë më parë.
Galatasaray dje zyrtarizoi blerjen e Osimhenit dhe tani po kërkon që të përfundojë blerjet me transferimin e Hummelsit./Indeksonline/