Hummelsi dhe Goretzka mungojnë në Euro-n 2024, trajneri Nagelsmann tregon arsyen

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, sot gjatë ditës ka zbuluar listën e lojtarëve për “Euro-n 2024”.
Në listën e tij bie në sy mungesa e lojtarëve si Leon Goretzka e Mats Hummelsi, me këtë të fundit që ka qenë në formë të mirë duke dërguar Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline
Trajneri Nagelsmann ka treguar arsyen pse nuk i ftoi disa yje për Kampionatin Europian që nis nga muaji i ardhshëm:
“Kam pasur biseda të gjata me të dy. Ata janë shumë të zhgënjyer, kjo është e kuptueshme. Kam pasur probleme me këto biseda edhe më parë si trajner klubi, nuk është mirë. Nuk më pëlqente ta bëja këtë. Ju dëshironi të merrni të gjithë me vete. Në fund, si trajner duhet të marr një vendim në interes të skuadrës. Ata bënë gjithçka për të qenë atje. Unë u përpoqa të shpjegoj pse nuk ishin përfshirë. Është e kuptueshme që ata janë të trishtuar. Nuk ishin biseda të këqija, por sigurisht që ka biseda më të këndshme në jetë”, tha Nagelsmann.
Kujtojmë se Gjermania, do jetë nikoqire e këtij kompeticioni ku do jetë në një grup me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë ku do të luaj ndeshjen hapëse në “Allianz Arena” më 14 qershor./IndeksOnline/