75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Humoristi kosovar: Krejt jena gzu që Fifi është dobësu

Fifi ka bërë një ndryshim drastik në dukej me heqjen e kilogramëve të tepërt.

Ky ndryshim i saj ka ngjallur shumë reagime dhe ishte prezent kudo në mediat rozë në Kosovë e Shqipëri.

Edhe asaj duket se po i pëlqen pamja e re, pasi janë të shumta imazhet që ka sjellur së fundi në rrjetet sociale.

Për humbjen e peshës së këngëtares ka reaguar edhe humoristi, Adnan Blaku i njohur më së miri me rolin e “Sofisë”.

Në një fotografi teksa shihet në natyrë me duart e hapura ai ka shkruar: Dola me bërtit njëherë të madhe që u dobsu Fifi krejt jena gëzu.

Ndërkohë, edhe Fifi në anën tjetër ka ripostuar fotografin e aktori të njohur të humorit duke e marrë me sportivitet këtë postim./Indeksonline/