16:40 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

“Hunda plastike” nuk është obsesion vetëm i shekullit 21, ajo bëhej edhe në kohët e lashta

Një profesor gjerman, Johann Friderich Dieffenbach kishte krijuar teknika moderne për kirurgji rindërtuese në hundët e pacientëve dhe punën e tij e dokumentoi në një libër grafi të botuar në vitin 1833.

Kështu, ky libër tregon se kirurgjia plastike nuk është vetëm një obsesion i shekullit 21 dhe se teknikat e krijuara nga Dieffenbach përdoren ende edhe sot.

Një nga skicat tregon se si hiqet një tumor nga hunda ndërsa një tjetër demonstron se si të riparojë një hundë të “gjymtuar nga sëmundja”.

Ekziston një kapitull i përkushtuar për të shpjeguar se si të formohet një hundë e re duke përdorur lëkurën nga krahu i një pacienti.

Ai gjithashtu përshkruar si të përmirësohet forma e një hunde duke vepruar në kërce- një shembull i operacionit për të përmirësuar pamjen kozmetike në vend të nevojës mjekësore./Indeksonline/

 

 

Temat: