75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 05 Prill 2022 / A. M.

Hungari: Aksident mes kamionit dhe trenit, pesë të vdekur

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhur ditën e sotme mes një treni dhe një kamioni.

Ngjarja tragjike ndodhi në qytetëzen Mindszent në Hungari, shkruan Skynews.

Treni doli nga shinat pas përplasjes.

Po ashtu disa persona u lënduan në këtë ngjarje, prej tyre dy udhëtarë që ishin në tren pësuan lëndime serioze.

Në momentin kur ndodhi ngjarja 22 persona ishin brenda trenit që u përplas me kamionin