Hungaria befason Gjermaninë dhe merr kreun e tabeles

Kombëtarja e Hungarisë ka qënë befasia e këtij edicioni në Ligën e Kombëve.
Në ndeshjen e sotme, Hungaria arriti fitore në udhëtim te Gjermania me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitorës e ka shënuar Adam Szalai në minutën e 37-të të ndeshjes.
Me këtë fitore Hungaria ka marr kryesimin e grupit 3 të Ligës A me 10 pikë në pesë ndeshje, e ndjekur nga Italia me 8 pikë, Gjermania ka 5 pikë, ndërsa Anglia me vetëm 2 pikë, sezonin eri të Ligës së Kombeve do të luaj në një kategori më poshtë.
Në ndeshjet e fundit Hungaria do të jetë nikoqire e Italisë ku do të vendoset se cila skuadër do të jetë pjesë e play-offit në Ligën A, ndërsa Gjermania do të luaj në udhëtim kundër Anglisë, një ndeshje e cila më shumë do të luhet për spektakel pasi të dyja kombëtarët nuk mund të ndryshojnë pozicionin në tabel pavarësisht rezultatit./IndeksOnline/