09:32 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hungaria do të përkrah Agjesionin e Navigimit Ajror të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markus, dhe zyrtarët e kompanisë ajrore hungareze të navigimit “Hungaria Kontroll”.

Në këtë takim u bisedua për hapësirën e lartë ajrore të Kosovës e cila mbikqyret nga kompania “Hungaria Kontroll”në bashkëpuni me NATO-n.

Lekaj e falenderoi ambasadorin hungarez Markusz dhe zyrtarët e “Hungaria Kontrollit”, për punën të cilën janë duke e realizuar në kontrollimin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës.

Lekaj kërkoi nga bashkëbiseduasit që të ndihmohet stafi i Agjesionit të Vavigimit Ajror të Kosovës, me trajnimet e adekuate.

Ambasadori Markusz, theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria dhe kompania e navigimit ajror “Hungaria Kontroll” do të vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Ambasadori poashtu tha se Kosova duhet që të vendos se si do të investojë në të ardhmen në investime kapitale si dhe kthimin e këtyre investimeve, në të mirën e zhvillimit të vendit.

Në fund të këtij takimi u vendos që të gjendet format e duhura për investime kapitale, konkretisht në disa sisteme që janë të nevojshme dhe që janë kusht i domosdoshëm për t’u plotësuar./AktivPress